Subscribe

Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë ka rekomanduar lehtësimin e masave kufizuese, ndërsa sot pritet vendimi i qeverisë për këtë çështje.

 

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se ndër të tjera është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina, pa pasur nevojë për test PCR.

 

RIFAT LATIFI

MINISTER I SHENDETESISE, KOSOVE

 

“Nëse i ka dikush dy vaksina ose tri mund të hyjë në Kosovë, ai që ka vetëm 1 duhet të bëjë edhe një test. Ora policore është shtyrë deri në orën 24:00, dhe fitneset do të hapen. Ndërsa në restorante, lokale, qendrave tregtare, hyrja do të kufizohet për vetëm ata që kanë marrë vaksinat”.

 

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të ashpërsuar masat në pikat e kalimit kufitar, u shoqërua me reagime te ashpra. Unioni shqiptar i Turizmit dhe ai i Kosovës kanë kërkuar që të hiqet detyrimi për dozën e tretë të vaksinës apo testit PCR në rast të imunizmit me dy doza sepse ka goditur ndjeshëm turizmin.

 

BAKI HOTI

KRYETAR, UNIONI I TURIZMIT KOSOVAR

 

“Vendi ynë deri në një masë e ka të zhvilluar turizmin dimëror dhe të gjitha këto asete që i kemi mund të themi që kanë qenë diku 10 përqind të mbuluara me vizitorë, dhe 90 përqind kanë qenë të atakuar prej këtij vendimi që kanë pasur një mungesë të theksuar të vizitorëve… Ne kemi pritur që këtë sezon ta shfrytëzojmë dhe sa do pak këto biznese të ringjallen. Kjo ka shkaktuar një dëm financiar të cilin mund ta quaj milionës.”

 

Kryetari i Unionit shqiptar të Turizmit, Rrahman Kasa, është shprehur se vendimi i fundit ka goditur veçanërisht Kosovën në turizmin dimëror, duke reflektuar dëme të mëdha ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *