CIA ka informuar agjentët e saj për efektet anësore të hidroksilklorinës, ilaçit antimalarial të rekomanduar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, i efektshëm në luftën kundër Koronavirus. Lajmi është publikuar në prestigjozen Washington Post.

Sipas këtij shkrimi, CIA paralajmëron se ilaçi anti-malarje madje mund të shkaktojë vdekje të papritur në raste ekstreme.

“Për momentin, ilaçi nuk rekomandohet për përdorim te pacientët, përveç mjekëve që e përshkruajnë atë si pjesë të hetimeve në vazhdim. Ka efekte anësore potencialisht të rëndësishme, duke përfshirë vdekjen e papritur kardiake”, kjo është përgjigjja që i jepet një pacienti i cili pyeti nëse mund ta administronte ilaçin pa recetë.

“Koronavirus, ilaçi i rekomanduar nga Trump është vdekjeprurës”

Ilaçi ka qenë subjekt i polemikave në mesin e ekspertëve pasi nuk ka prova që përdorimi i tij në kombinim me antibiotikun azitromicinë mund të jetë efektiv në luftimin e virusit.

Rreth një javë para paralajmërimit të CIA-s, Trump kishte folur për ilaçin gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, madje shkoi deri aty sa të pretendonte se ajo solli “rezultate të mira” dhe se ajo duhet të përdoret në një shkallë të gjerë.

Por kohët e fundit një studim i pacientëve të infektuar me koronavirus në Brazil u ndalua pasi pacientët kishin marrë një dozë të lartë të chloroquine gjë që bëri që ata të kishin një rrahje të parregullta të zemrës, duke rritur kështu rrezikun e aritmisë kardiake e cila mund të jetë fatale.

Sipas New York Times, hetimi për përdorimin e një prej ilaçeve të promovuara nga Donald Trump u ndalua për arsye sigurie.

Ky hetim përfshinte 81 pacientë të shtruar në spital në qytetin e Manaus. Përmes këtij studimi, studiuesit arritën në përfundimin se ilaçi i përdorur mund të shkaktojë dëme të kthyeshme./ Corriere.it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *