Subscribe

Dy objekte kulti janë dhunuar gjatë natës së kaluar në qytetin e Korçës. Ne Kishën e Shën Mërisë dhe ne Kishën e Shën Gjergjit, është tentuar të vidhet paraklisi i tyre.

 

Kujdestari i Kishës së Shën Mërisë, Dhionis Metrollari thotë se kjo është hera e peste qe grabitësit dhunojnë dhe vjedhin paratë e kishës. Ai tregon se për asnjërën nga këto vjedhje, policia nuk ka arrestuar autoret.

 

Burime nga policisë lokale thonë se janë sekuestruar te gjitha kamerat e sigurisë te bizneseve përreth kishës se Shën Mërisë dhe asaj te Shën Gjergjit.

Disa dite më parë, Kisha Ortodokse reagoi për vjedhjen e një tjetër paraklisi, atij te Shën Sotirit, duke dënuar aktin dhe duke kërkuar gjetjen e autoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *