E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korçë, tregtarët: Nuk ikim nga pazari

Tregtaret e pazarit te Korçës protestuan mëngjesin e kësaj të enjteje para Bashkisë, duke kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak për largimin nga vendi ku punonin prej 20 vitesh. Për një ore protestuesit mbajtën të bllokuar një nga rrugët kryesore të qytetit juglindor. Me shume se 100 tregtarë duhet te ulin qepenat brenda kësaj jave, duke u detyruar të gjejnë vende të tjera për të ushtruar aktivitetin. Kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe te mesëm Albert Nasto tha se vendimi i Këshillit Bashkiak është antiligjor. Bashkia e Korçës kërkon që ne pazarin tradicional të risjelle hanet, bujtinat dhe restorantet karakteristike.

 

 

Më shumë video

Reklamë