Tensionet dhe debatet brenda grupit parlamentar demokrat vijojnë të mos jenë shuar. Dhe kjo u tregua në seancën plenare të kësaj të hëne, ku deputeti Korab Lita I kërkoi kryeparlamentarit Ruçi që t’i jap përgjigje shkresës së tij në lidhje me situatën e krijuar brenda grupit parlametar.

 

Lita theksoi ndër të tjera që të hiqet nga lista e diskutantëve edhe emri i një prej deputetëve të opozitës që sikurse deklaroi nuk është pjesë e grupit parlametar.

 

Por kërkesa e Litës nuk u pranua nga kryeparlamentari Ruçi, I cili i bëri të ditur deputetit që problemet brenda grupit parlamentar nuk janë pjesë e tij dhe seancës por e vetë ligjvënësve.

 

Korab Lita u emërua nga deputetët opozitar si kryetar I grupit demorkat, të cilët shkarkuan Rudina Hajdarin me argumentin se nuk zbatoi detyrat, por kërkesa e tyre u refuzua nga kryetari i Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *