E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Konvikte pa standarde, policët e Korçës do rregullojnë dhomën e një vajze

Vizita në Korçë ka qënë impresionuese për Ministrin e Brendëshëm Sandër Lleshaj, por ai nuk e shikon në harmoni  qytetin me konviktin e studentëve.

Nga ky kontrast, ka kërkuar që policia rajonale e Korçës të kontribojë financiarisht për kushtet e akomodimit të një studenteje konviktore.

Reklamë

Gjatë vizitës që zhvilloi në qëndrën e trajtimit të studentëve të Universitetit ‘Fan.S.Noli’ ministri pohoi se një vajzë konviktore nga Lini i priti me turp te dera e dhomës.

 “Pashë se te ai konvikt ka shumë nevojë për ndërhyrje, por edhe shumë mundësi” tha ministri Lleshaj.

Reklamë

Duke kujtuar se greva e studentëve ka qënë një sinjal I fortë për solidaritet njerëzor dhe institucional. Ai bëri të ditur se I ka kërkuar drejtorit të policisë rajonale që në një periudhë të shkurtër të përmirësohen kushtet e studentes konviktore nga Lini i Pogradecit.

Për këtë  do të kontribojnë financiarisht nga paga e tyre efektivat e Drejtorisë rajonale të policisë Korçë.

Nismës për të përmirësuar kushtet e studentëve konviktorë në Korçë ju bashkua edhe Institucioni I Prefekturës me ndërhyrje në një tjetër dhomë konvikti.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë