Nga dita e enjte do të nisin inspektimet në shkallë vendi për rritjen e sigurisë në ndërtesa ndaj zjarrit.

Ky është urdhri i ri i ministrisë së Brendshme.

Të gjitha institucioneve përgjegjëse në çdo bashki u është kërkuar  të kontrollojnë në mënyrë periodike masat dhe mjete mbrojtëse nga zjarri në çdo objekt me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut.

Ky urdhër vjen pas zjarrit masiv në qendrën tregtare në Lushnjë ditën e Krishtlindjes, që nxori edhe më shumë mangësitë në përballimin e situatave të tilla./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *