Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Samiti i NATO-s në Ankara, Presidenti Trump mbërrin në...

Berisha: Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, ja si...

Shpërthime të frota në Damask, ngjarja pranë hotelit ku...

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do të nisin...

E mitura shqiptare përdhunohet nga bashkëkombasi i saj në...

“Kapitull i ri për shëndetësinë”, spitali i ekselencës europiane...

“Jam me leje lindje”, Ajola Xoxa kërkon pezullimin e...

Një cisternë nafte afër Hormuzit goditet nga një predhë

Nis seanca në GJKKO për Erion Veliajn, kryebashkiaku i...

Ka vrarë 25 persona, elefanti në Nepal godet sërish...

Kontributi i shtetit në ekonomi shënoi nivele negative në 3-mujorin e parë, ja arsyet

4 Korrik 08:18

Edhe pse numri i punonjësve në administratën publike ka shënuar zgjerim në tremujorin e parë të vitit dhe qeveria ka miratuar buxhetin më të madh historik në vitin 2022, kontributi i sektorit publik në ekonomi erdhi më rënie në tremujorin e parë të vitit.

 

 

Sektori publik nëpërmjet mjeteve të punësimit, investimeve, etj është një kontribuues i madh në ekonominë e vendit, sektori i katërt më i rëndësishëm. Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e parë, sektori publik shënoi tkurrje me -1,29 % duke kontribuar negativisht në rritjen ekonomike të vendit.

 

Rënia erdhi për arsye se, vitin e kaluar për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të prillit administrata publike shënoi një ekspansion të fortë në ekonomi nëpërmjet rritjes së punësimit dhe investimeve publike dhe shpenzimeve të tjera buxhetore.

 

Në tremujorin e parë 2021, sektori publik u rrit me 7.5 % ndërsa në tremujorin e dytë 2021 për shkak të zgjedhjeve sektori publik u zgjerua me 16.8%. Për shkak të ritmeve të larta jo të zakonta të rritjes së vitit të kaluar, në tremujorin e parë 2022 sektori publik u përball me rënie në tremujorin e parë.

 

 

Në tremujorin e parë të vitit 2022 shpenzimet e përgjithshme buxhetore pësuan rënie me 0.5% në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2021. Qeveria po tregohet e kujdesshme në shpenzimet buxhetore pasi për të njëjtën periudhe ka akumuluar suficit buxhetor 21 miliardë lekë, një rekord historik.

 

 

Shtresat më të varfra në vend (rreth një e katërta ) e popullsisë po përballet me rritje të papërballueshme të kostove të jetës si rrjedhojë e rritjes së larta të mallrave të shportës. Qeveritë kudo në botë janë duke ofruar paketa ndihmë ndaj tyre për zbutur efektet e krizës.

 

 

Sakaq punësimi në shtet po zgjerohet me shpejtësi. Të dhënat e INSTAT që referojnë burimet Administrative te Punësimit (punonjësit me sigurime) tregojnë se, në tremujorin e parë 2022 personat e punësuar në sektorin shtetëror që paguan sigurime arritën në 184,205 ose (+0.3%) 627 persona më shumë se në fund të vitit.

 

Shqipëria hyn në vendet ish-komuniste që trashëgoi një ekonomi ku shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit deri në viti 1990. Pas këtij viti, pesha e sektorit shtetëror në ekonomi dhe punësim do të vinte në rënie nga viti në vit për shkak të adoptimit të modelit të ekonomisë së tregut.

 

 

Administrata publike është sektori i tretë më i madh ekonomik. Sektori përfshin mbrojtjen, arsimin, shërbimet sociale dhe administratën tjetër publike, dhe mesatarisht përbën 17% të aktivitetit ekonomik./Monitor

 

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Arsye ekonomi Kontribut nivele negative shteti

Nga e njëjta kategori

Samiti i NATO-s në Ankara, Presidenti Trump mbërrin në Turqi

më shumë...

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Cërrik, shpëton drejtuesja

më shumë...

Berisha: Rama e trajton Shqipërinë si çiflig, ja si po blihen pronat në jug

më shumë...

Gjykata rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për pezullim procesi, shtyhet seanca, kur u caktua data e radhës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

1:12

Samiti i NATO-s në Ankara, Presidenti Trump...

1:06

Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje...

12:36

Berisha: Rama e trajton Shqipërinë si çiflig,...

12:27

Shpërthime të frota në Damask, ngjarja pranë...

12:11

Ministri i Jashtëm iranian: Bisedimet nuk do...

12:06

Gjykata rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për...

11:42

Arsimi rrezikon krizën për mësues, të vjetrit...

11:30

Dhunuan bashkëmoshataren në banesë, policia: Njëra nga...

11:25

E mitura shqiptare përdhunohet nga bashkëkombasi i...

11:18

“Kapitull i ri për shëndetësinë”, spitali i...

11:01

“Jam me leje lindje”, Ajola Xoxa kërkon...

10:51

Një cisternë nafte afër Hormuzit goditet nga...

10:46

Nis seanca në GJKKO për Erion Veliajn,...

10:39

Përfshihet nga flakët fasada e Postës Shqiptare...

10:37

Ka vrarë 25 persona, elefanti në Nepal...

10:03

Hapet gara për krerët e departamenteve/ Si...

9:58

Zbardhet sherri me thika mbrëmjen e djeshme...

9:51

Samiti i NATO-s/ Presidentit turk dhe Rutte...

9:33

Rama udhëton drejt Ankarasë për Samitin e...

8:55

E veja e Charlie Kirk përballet për...

Më të klikuarat

  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Dhunuan bashkëmoshataren në banesë, policia: Njëra nga të mi...
  • Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.