Policia e Durrësit ka vënë në pranga një mjek dhe një shofer, të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash.

 

Sipas bluve të këtij qyteti pas një hetimi 2 mujor u finalizua operacioni “Cigarettes”, duke vënë në pranga shtetasin Artan Dhima 49 vjeç, doktor në Autoritetin Portual Durrës dhe  Zamir Çyrbja 41 vjeç, shoferi i ambulancës në Autoritetin Portual Durrës.

 

Këta dy persona duke shpërdoruar detyrën tregtonin dhe transportonin me ambulancë cigare kontrabandë.

 

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 300 paketa të markave të ndryshme; 1 mjet i llojit ambulancë, tip Volsvagen, i cili shërbente për futjen e cigareve kontrabandë në Portin e Durrësit; 1 automjet tip Ford që shërbente për transportin e cigareve nga Porti I Durrësit në shpërndarjen e tyre pranë personave të ndryshëm; dhe  2 aparate celularë.

 

Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *