Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar në shumicë për të miratuar ngritjen e akuzave që e shpallin fajtor presidentin amerikan Donald Trump.

Votimi u zhvillua pas 10 orësh debat mes republikanëve dhe demokratëve, dhe përfundoi me 230 vota pro dhe 197 kundër.

 

Presidenti Trump është shpallur fajtor për dy akuza: Përdorimin e ndihmës ushtarake për t’I bërë presion presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në këmbim të hetimeve ndaj rivalit politik Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

Akuza e dytë; është për përpjekje për pengim të hetimeve të Kongresit për këtë çështje.

 

Votimi historik I së mërkurës, e bën Donald Trump, presindentin e tretë që përballet me një process shkarkimi.

 

Vetë Trump ndodhej në një miting në Michigan, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres po zhvillohej votimi për fajësimin e tij.

 

Me anë të disa postimeve në Tëitter, Trump e cilësoi procesin e demokratëve ndaj tij “një gënjeshtër e shëmtuar e të majtës radikale, një sulm ndaj Amerikës dhe një sulm ndaj Partisë Republikane”.

 

 

Tashmë gjyqi ndaj presidentit amerikan do të zhvillohet në Senat në fillim të janarit, ku republikanët kanë shumicën me 53 përfaqësues, ndërsa demokratët 45.

 

Por që procedura e shkarkimit të shkojë deri në fund, demokratëve do t’u duhen 2 e 3 ta e 100 përfaqësuesve, e përkthyer në 67 vota, çka e bën thuajse të pamundur shkarkimin e presidentit Trump.

 

Nëse senati e shpall kreun e Shtëpisë së Bardhë të pafajshëm, Trump do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme me barrën e një ish presidenti që është përballur me akuzat për shkarkim.

 

Ky process fajësimi është një moment i rrallë në historinë politike të Shteteve të Bashkuara. Para Trump, me shkarkimin janë përballur edhe presidentët Bill Klinton dhe Andrju Johnson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *