Subscribe

Teksa prezantonte kandidatët për deputetë në qarkun e Elbasanit, kryeministri Edi Rama u ndal tek konflikti fizik mes ish-deputetit demokrat Luçiano Boçi dhe sipërmarrësit Gjergj Luca, përplasje e regjistruar pak ditë më parë në Labinot.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se nëse dhunuesi i bizesmenit “do të kishte qenë cilido nga ne, ata do të kishin vënë kujën”.

“Do të gjejmë mënyra për të angazhuar njerëzit, por nuk do biem pre e tufologjisë që në vitin 2021 në mes të një pandemie kur shohim se çfarë po ndodh, Shqipëria të kishte si alternativë zgjedhjeje një opozitë që të ishte kaq e papërgjeshme, e boratizuar, kjo do dukej e pamundur. Nuk ka ndryshuar natyra vulgare e politikës së vjetër që mëshirohet sot në koalicionin e ri. E pamë në Elbasan dhe ju ftoj ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, i një punëkrijuesi, si Gjergj Luca të kishte qënë cilido prej nesh, prej djemve burrave, sikur grushtuesi, grabitësi i telefonit të rij, dhunuesi i tij të ishte Taulant, Florenci, cilidoqoftë, cfarë do kishin bërë. Sa email, telefonata do kishin derdhur në Europë, do na kishin vënë kujën, por ne e kemi të qartë që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Ata e kanë të qartë se nuk kanë mundësi të kenë një shans tjetër.

Sa iu përket takimeve elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha, ku shfaqet mes turmës dhe në shkelje të masave anti-Covid, Rama tha se ai po rrezikon jetën e qytetarëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *