Policia e Kurbinit ka arrestuar një 64-vjeçar, pasi dyshohet se kanosi me armë zjarri kushëririn e tij. Ngjarja ka ndodhu në fshatin Malbardhë.

 

Në pranga përfundoi H. L. Më parë, janë arrestuar dhe dy djemtë e tij, të cilët kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë kanosur në pistoletë imituese punonjësit e Policisë.

 

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik, 2 krehra dhe municion luftarak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *