E enjte, 8 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Konflikt mes 2 familjeve në Krujë/ Nipi i vë flakën pronës së xhaxhait

Katër persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye pronësie.

Në pranga kanë përfunduar dy kushërinjtë Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç. Ndërsa u proceduan në gjendje të lirë vëllezërit N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç. Të gjithë banues në Kruje.

Reklamë

Pas një konflikti për motive pronësie, këta persona kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Ndërkohë, shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë