Dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë zbuluar 501 raste të reja, nga 1942 testime të kryera. Nuk e kanë fituar betejën me COVID një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 73-vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Rastet sipas shperndarjes gjeografike: 219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd,6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, 2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.”

Ndërkohë, janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në total numrin e personave që kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID në 12,092.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5682

Durrës                  980

Fier                         916

Korçë                    753

Shkodër                645

Elbasan                  565

Lezhë                     545

Vlorë                    506

Berat                   326

Kukës                 267

Gjirokastër       256

Dibër                 114

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *