Subscribe

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës që është vendosur ndaj tij, ajo e detyrimit të paraqitjes para një oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për mediat, ministri u pyet mbi kontrollin që u ushtrua një ditë më parë në banesën e tij në kuadër të hetimeve për koncensionin e shëndetësisë. Beqaj tha se në banesën e tij u gjetëm vetëm sende që ka çdo shtëpi tjetër.

Ai e mohoi përfshirjen e tij në në këtë aferë, teksa tha se ministri nuk bën tendera dhe se në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë , nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre për t’i favorizuar.

 “Deri tani nuk ka asnjë provë faji. Pa dyshim në sistemin e drejtësisë edhe unë jam i detyruar të pres vendimin e gjykatës.

Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje. U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën dhe bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate për hetimin ndaj një personi tjetër”, tha Beqaj.

Nga ana tjetër, avokati i ish ministrit Beqaj nuk komentoi gjatë, teksa tha se të gjithë personat që janë nën hetim për koncensionin e sterilizimit u janë sekuestruar kompjuterat dhe celularët.

Ajo që ia vlen të komentoj është dëshira e Zt. Beqaj që të zhvillohen këto hetime. Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria.

Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat.  Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e zt. Beqaj”, tha avokati./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *