E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Komunikim i vështirë mësues-nxënës, ekspertët: Tensionet shtohen për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale 

Raste të përsëritura konfliktesh mes mësuesve dhe nxënësve, tregojnë për një mungesë komunikimi, që po zgjerohet çdo ditë e më shumë në ambientet arsimore.

Ekspertët e lidhin këtë përplasje me ngarkesën emocionale që mbartin të dyja palët.

Reklamë

Nxënës që përballen me presion social, vështirësi të moshës, mungesë orientimi emocional. Të rinj që shpesh reagojnë me impuls dhe agresivitet, përballë situatave që nuk dinë t’i menaxhojnë.

Nga ana tjetër, mësuesit janë nën presion të vazhdueshëm profesional.

Reklamë

“Fëmije i cili vjen me një bagazh emocional shumë të ngarkuar dhe që e shpërthen gjatë pjesës mësimore ashtu sikurse mësues që vijnë me një ngarkesë shumë të madhe. Ju duhet të menaxhojnë auditorë me nxënes çdo ditë dhe nuk thellohen në njohjen e problematikave të mëtejshme sociale të nxënësve që kanë. Duhet një njohje më në thellësi sepse shkolla nuk fillon dhe nuk mbaron me orët mësimore”, u shpreh  Irsa Ruçi, eksperte arsimi.

Sipas psikologëve, problematika nuk është e izoluar. Shoqëria po përballet me një klimë më të ashpër komunikimi, ku modelet agresive dhe mungesa e empatisë po ndikojnë drejtpërdrejt të rinjtë.

“Kjo nuk është diçka e momentit është e akumuluar me kohë me ditë për shkak të egos apo dhe imitimeve që ndikojnë në rrjetet sociale që është një fenomen tepër i frikshëm dhe arriijnë të kryejnë akte të dhunshme në forma të ndryshme. Në mos do apo s’do pjesa e grupit apo një individi apo adoleshenti të caktuar do të përfshihet në atë vorbull për të qenë pjesë e atij grupi që mos të ndihet indiferent. Këto janë hallka që duhet të zgjidhen brenda arsimit brenda shkollës. Të jesh mësues është një ngarkesë tepër e madhe, qoftë morale, qoftë psikologjike dhe është ajo ngarkesë e madhe që nuk mund të gjesh një komunikim qoftë me fëmijët qoftë edhe me prindërit”, tha Marsela Lekli, psikologe.

Po aq i rëndësishëm, sipas psikologëve mbetet bashkëpunimi i vazhdueshëm i prindërve me shkollën, sepse dhuna në shkollë është tregues i një marrëdhënieje që kërkon përgjegjësi të përbashkët./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë