Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, kryeministri Edi Rama tha se projekti i “Arenës kombëtare” nuk do të shpenzoje asnjë lek nga buxheti i shtetit, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit do të jetë bashkëpronare në kompleksin gjigant që do të ndërtohet. Sipas kreut të qeverisë, ndërtimi i stadiumit të ri do të jetë vlerë për kryeqytetin. “Tirana do të fitojë një zonë të re tërësisht të ripërtërirë urbane, me 4 hapësira publike që sot nuk ekzistojnë. Stadiumi, nga një qendër biznesi mesjetare, do të kthehet në një qendër publike dhe private, e një jete që do të vijojë 7 ditë e 7 net në javë”, tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *