Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fituese kompaninë qe do te ndërtojë impiantin e pare fotovoltaik ne zonën e Akernise ne Vlorë.

 

Kompania fituese është “India Power Coporation LTD” një nga kompanitë me te mëdha ne fushën  energjetike te Indisë.

 

Kompania do te investoje një shume prej 70 milion euro për 100 megavat energji diellore. Ky projekt do të krijojë mundësi te mëdha punësimi dhe është një hap i rëndësishëm në diversifikimin e burimeve të energjisë në Shqipëri. Afati i zbatimit të investimit është 18 muaj.

 

Ministria e konsideron sukses rezultatin e këtij ankandi pasi ka arritur të sigurojë një nga çmimet më të ulëta në rajon për këtë lloj teknologjie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *