E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Komisioni Zgjedhor hap garën në PD: Kush përmbush kushtet, të aplikojë deri më 22 maj

Komisioni Zgjedhor i ngritur për zgjedhjet brenda PD-së, ka shpallur zyrtarisht të hapur garën për kryetar.

 

Reklamë

Në njoftim, Komisioni Zgjedhor thotë se pretendentët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre deri në datën 22 maj. Por më parë, duhet të plotësojnë disa kushte.

 

Reklamë

“Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në:

– kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj;

– kontributit në fushata elektorale;

– kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në;

– aktivizimit në jetën politike e publike të vendit;

– mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe

– reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.

Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit.Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021.”

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë