E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Komisioni Rregullator në KQZ certifikon në parim rezultatin e 25 prillit

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka vulosur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit.

 

Me tre vota pro dhe dy kundër, Komisioni ka miratuar në parim rezultatin dhe shpërndarjen e mandateve për 140 deputetët e rinj.

 

Reklamë

Në zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste arriti që të fitonte 74 mandate, Partia Demokratike 59, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

 

Opozita kundërshtoi rezultatin duke kërkuar shpalljen të pavlefshme në disa qarqe, por të gjitha shkallët e ankimit i rrëzuan, duke lënë në fuqi fitoren e socialistëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë