Partia Demokratike shprehet se dëgjesat e ditës së dytë të Komisionit Hetimor për aferën e inceneratorëve dëshmuan sipas saj se qeveria ndërtoi një skenë korruptive kriminale, që u kushton qytetarëve 430 milionë euro.

 

Postimi:

Ja çfarë u vërtetua në seancën e dytë:

Çdo punë e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës është bërë nga kompani nënkontraktuese të krijuara nga pronarët e tyre, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallias duke përfituar miliona euro;

Të ardhurat pas sekuestrimit të kompanisë “Albtek -Energy” ishin më pak se 5000 euro. Stela Gugallja ka zbrazur llogaritë bankare para arratisjes;

Ndërkohë që merrte pagesa nga taksat e qytetarëve, inceneratori i Elbasanit ka marrë garanci sovrane nga buxheti i shtetit për të paguar rroga deri në 4 mijë euro;

Koncesionit për inceneratorin e Elbasanit, i’u shtua një tjetër koncesion pa procedurë nga qeveria, që i dha, pa garë, shitjen e energjisë për 25 vite;

Me paratë e qytetarëve, inceneratori i Tiranës ka blerë ‘Range Rover’ për 95 mijë euro dhe ‘Mercedes’ për 60 mijë euro;

Bashkia e Tiranës shantazhon firmat e ndërtimit që të depozitojnë mbetjet në inceneratorin, që nuk është ndërtuar ende, me kosto shtesë prej 40 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *