E hënë, 5 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Komisioni i Venecias “zbarkon” në Tiranë për paketën “Anti-shpifje”

Delegacioni i Komisionit të Venecias pritet të mbërrijë këtë të diel në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë 3 ditore.

 

Reklamë

Ata do të japin opinionin e tyre për dy projektligjet, njërin për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale dhe paketën e ligjeve “Antishpifje”.

 

Delegacioni do të takohet të hënën me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, si dhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

 

Ndërkohë, të martën, delegacioni do të pritet nga presidenti Ilir Meta në ambientet e Presidencës në orën 10:00. Më pas do të kenë një takim me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca në orën 15:15.

 

Delegacioni do të dëgjojë edhe opozitën për të ndërtuar një opinion paraprak, ndërsa verdiktin final do ta japë në seancqn e 20 marsit, bashkë me çeshtjen për Gjykatën Kushtetuese

Më shumë video

Reklamë