Komiteti i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë një raport për zgjedhjet dhe mënyrën sesi duhet të sillen politikanët në një proces zgjedhor. Raporti është përpiluar nga Komisioni i Venecias dhe ka si qëllim të parandalojë degradimin e standardeve demokratike të qeverisjes dhe të shtetit të së drejtës.

 

Aty thuhet se fituesit e zgjedhjeve duhet të mbështesin praktikat demokratike e të zbatohen ekuilibrat e demokracisë. Sipas raportit, demokracia duhet të mbizotërojë mbi shprehjen “fituesi i merr të gjitha”. Ky raport u përshëndet edhe nga Presidenti Ilir Meta. Ai e shpërndau lajmin në “Facebook” dhe u shpreh se diçka e tillë duhet mbështetur.

 

“Një angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *