Subscribe

Kompania “SGS” Albania që ofron kolaudimin e automjeteve do të vijojë të këtë të drejtën ekskluzive të këtij shërbimi deri në fund të vitit 2020.

Vizion Plus ka mësuar se qeveria shqiptare ka arritur marrëveshjen e re me kompaninë për ta shtyrë këtë afat me një vit e katër muaj.

Bazuar në kontratën aktuale, kjo marrëveshje me afat 10 vjecar skadoi këtë të martë, në datën 3 shtator.

Ministria e Transportit nuk jep detaje mbi motivet e shtyrjes së kësaj kontrate e cila shpesh herë ka qënë në qëndër të sulmeve publike nga vetë mazhoranca aktuale, për shërbimin jo cilësor që ajo ka ofruar gjatë këtyre viteve.

Lajmin për shtyrjen e afatit e bëri pak kohë më parë publik ministrja e Infrastrkturës Belinda Balluku, e cila tha se marrëveshja e re do të shoqërohet edhe me kushte të reja që do të duhet të plotësojë kompania.

Me këtë afat të ri qeveria vendosi të vijojë monopolin e këtij shërbimi, ndonëse më parë ka deklaruar se do të liberalizonte tregun.

Ky koncesion rezulton në listën e bizneseve më fitimprurëse në vend, pasi koluadimi I automjeteve është një detyrim që duhet ta kryejë cilido që ka një makinë.

Por pavarësisht fitimeve të qëndrueshme e në rritje vit pas viti, kompania ka patur problem me shërbimin ndaj qytetarëve të cilët janë detyruar shpesh të qëndrojnë në rradhë të gjata për koaludimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *