Operacioni forca e ligjit i dërgoi kete te premte formularin e deklarimit të pasurisë dy personazheve te tjere.

Ata janë  Flamur Haka banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “vjedhja me dhunë” dhe  Talo Çela , banues në Elbasan, i dënuar për “trafik te lëndëve narkotike”.

Flamur Haka, i cili njihet në zonë me emrin Tuku, mendohet se është ‘koka’ e grupit kriminal të Niklës, që vepron që prej 1998-ës. Në vitin 2008 ai u dënua me burg për 7 grabitje me dhunë, atentat si dhe rrëmbim personi.

Edhe Talo Çela  ,nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është shpallur në kërkim si i dyshuar në grabitjen e Rinasit .

Brenda 48 orësh ata duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve dhe më pas, dokumentet do t’i dërgohen SPAK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *