E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kodi Zgjedhor/ Rama: Meta ta firmosë ose ta kthejë sa më parë

Kryeministri Edi Rama ju përgjigj presidentit Ilir Meta pas “kërcënimit” të këtij të fundit se do të kthejë për rishqyrtim Kodin e ri Zgjedhor.

 

Reklamë

Në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit politikë, Rama tha se cilido të jetë vendimi i presidentit, mazhoranca nuk do të ndryshojë asgjë. Ai thjesht kërkoi që Meta të veprojë sa më parë që të vijohet me implementimin.

 

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi dhe ne do ta votojmë siç e kemi votuar.”

 

Ilir Meta përsëriti edhe këtë të hënë thirrjen për Edi Ramën që të reflektojë për marrëveshjen e 5 qershorit. Kujtojmë që presidenti ishte një nga zërat më të të fortë kundër miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare.

Më shumë video

Reklamë