Delegacionit shtetëror të Kosovës pritet që të martën të bëjë dhe takimin e parë për dialogun Kosovë-Serbi me Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) në Bruksel.

 

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, është shprehur se në këtë takim pritet që të diskutohet për qëndrimet e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

 

“EEAS ka ftuar Delegacionin nga Kosova të caktuar nga Kuvendi më 15 dhjetor për konsultime në Bruksel më 8 janar. Ekipi do të përfaqësohet gjithashtu nga Përfaqësuesja e  Lartë / Nënkryetarja, Federica Mogherini. Konsultimet janë një mundësi për të shkëmbyer qëndrimet me përfaqësuesit e Kosovës në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE”.

 

Ekipi i Kosovës do të kryesohet nga Fatmir Limaj, lideri i Nismës dhe Shpend Ahmeti, lider i PSD-së.

 

Kurse anëtarët e tjerë të këtij ekipi janë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar KDTP, Dardan Gashi AKR, dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *