Subscribe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për krijimin e SPAK.

 

Në mbledhjen e kësaj të hënë, KLP vendosi që t’iu japë një muaj kohë prokurorëve që të aplikojnë për të qenë pjesë e SPAK.

 

Kreu I KLP, Gent Ibrahimi theksoi gjatë mbledhjes se do të zgjidhen magjsitratët që kanë një eksperiencë 10 vjeçare dhe që nuk kanë marrë masa disiplinore.

 

SPAK është organi që do të hetojë dhe do të ushtrojë ndjekjen penale kundër korrupsionit.

 

Në mbledhjen e KLP do të diskutohet gjithashtu edhe kërkesa e prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsi Çela për t’u rikthyer tek Krimet e Rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *