Subscribe

Deri ne vitin 2020 ne te gjithë Shqipërinë priten te mbillen 20 milion e 200 mije peme. Kjo është nisma e re e Ministrisë se Mjedisit. Ministri Blendi Klosi ishte ne Shëngjin te Lezhës, ku se bashku me ministren e arsimit, Lindita Nikolla prezantuan projektin e kurorave te gjelbra ne shkolla.

 

“Jemi sot në Shëngjin në një nga shkollat e para të nismës sonë për të mbjellë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, një aksion i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, do të shtrihet çdo institucion shtetëror, do të shtrihet në çdo fermë apo në çdo qytetar  që do mjedisin. Dhe padyshim ky aksion nuk mund të jetë vetëm një aksion që shkon nëpër pyjet e mëdha, por është një aksion që duhet të shtrihet në çdo qendër të banuar. Mendojmë se duke iu drejtuar pemëve, ne i drejtohemi jetës dhe prandaj në muajt në vazhdim ne do të përpiqemi që brenda këtij viti të mbjellim 550 mijë pemë në 550 vjetorin e Skënderbeut. Shkolla e Shëngjinit është një nga shkollat e para që i bashkohet nismës sonë të mbjelljes së kurorave të gjelbërta në çdo shkollë”.

 

“Unë kam kënaqësinë që nga shkolla “At Zef Pllumi” në Shëngjin të lançojmë aksionin e madh në të cilin do të përfshihen të gjitha shkollat e Shqipërisë, për krijimin e kurorave të gjelbra të çdo shkolle. Nuk mund të jemi indiferentë ndaj mjedisit aq më shumë shkolla që edukon shprehi dhe mendime në mbrojtje të mjedisit, përkundrazi do të jenë nxënësit, mësuesit dhe prindërit që do të japin modelin e tyre në këtë aksion”.

 

“Ky është momenti i parë, por ne besojmë që kurorat e gjelbra do të bëhen fusha të gjelbra falë bashkëpunimit të shkëlqyer të mësueseve, nxënësve dhe prindërve. Jo vetëm përgëzoj ministrin për këtë nismë fantastike, por njëherësh angazhohem që së bashku me skuadrën e arsimit në të gjithë Shqipërinë ne do të jemi një zë i fortë dhe një sukses në këtë nismë”.

 

Mbjellja e 20 milion e 200 mije peme ne dy vitet e ardhshme do te shtrihet me se shumti ne qendrat e banuara dhe jo vetëm ne pyjet e mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *