E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Klosi: Hotelet me 5 yje e shndërrojnë Shqipërinë në një destinacion turistik

Një tjetër hotel me 5 yje pritet të ndërtohet së shpejti në bregdetin jonian, falë marrëveshjes së nënshkruar mes grupit Concord dhe Alpitour, në Romë.

 

Reklamë

Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë ministri Blendi Klosi, Gabriele Burgio, president i Alpitour dhe investitori Artan Dulaku. Klosi në fjalën e tij ka theksuar se me këtë projekt do të bëhet i mundur tranformimi i Shqipërisë në një destinacion turistik.

 

Reklamë

 “Ne synojmë që në këto marrëdhënie me këta operatorë të fuqishëm turistikë të transformojnë Shqipërinë në një destinacion turistik dhe tranformimi nuk mund të ndodhë nëqoftëse nuk ka investitorë si zoti Dulaku, të cilët investojnë në raport të drejtpërdrejt në një hotel me 5 yje, duke e shndërruar Shqipërinë në një vend të frekuentuar nga shumë më tepër turistë sesa një vit më parë. Shqipëria në vitin 2018 pranoi 6 milion turistë dhe sfida jonë e madhe për të arritur 10 milion turistë do të realizohet vetëm nëse kemi investime të tilla. Pra, kjo firmosje e sotme shënon një nga 15 kontratat që ne kemi në tavolinë tashmë me 15 hotele me 5 yje, që e transformojnë Shqipërinë në një destinacion europian”.

 

Gjithashtu në fjalën e tij ministri theksoi se në bashkëpunim me Alpitour kanë shkëmbyer ide për të ndërtuar një strategji të përbashkët të promovimit të shqipërisë turistike, e cila do të klikohet nga miliona klikues të rrjetit Alpi Tour, me mbi 3 mijë agjensi turistikë në të gjithë europën dhe më gjerë.

 

Ndërkohë nga ana tjetër për investitorin Artan Dulaku, realizimi i kësaj kontrate do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve që vijnë në Shqipëri.

 

“Ishte kënaqësi për ne që pas një pune të gjatë dhe intensive arritëm më së fundi në një kokluzion me kompaninë më të madhe në tregun Italian të turizmit dhe të hotelerisë, Alpitour, për të finalizuar ndërtimin e një hoteli në zonën e Palasës, pjesë e zinxhirit të hoteleve që ne si kompani kemi vendosur të ndërtojmë në bregdetin shqiptar. Dua të falenderoj këtu edhe asistencën që ministri i Turizmit dhe Mjedisit na ka dhënë gjatë gjithë kohës për ta materializuar dhe finalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë kontratë”.

Hoteli i ri me 5 yje, do të ndërtohet në jug të vendit, në Palasë, me një sipërfaqe prej 2000 metra katrorë dhe mbi 150 dhoma.

Vazhdo të lexosh

Reklamë