Kishin kthyer ambientin për lojëra fati, arrestohen dy persona në Tiranë

Komisariati nr 6 në Tiranë ka finalizuar një tjetër operacion kundër veprimatarisë kriminale të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht në gjëndje të lirë. Blutë pas informacioneve, nisën kontrollt në disa ambjente që shfrytëzoheshin për lojëra fati në zonën e Kombinatit. Gjatë operacionit janë sekuestuar ehde 5 makineta për lojëra të fatit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Five”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojrave të fatit.
Zbulohet një lokal i përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme. Sekuestrohen 5 makineta për lojëra fati.
Arrestohen 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në lokalin e shtetasit N. L., 38 vjeç, në Kombinat, të cilin e kishte vënë në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makineta për lojëra fati.
Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit N. L., 36 vjeç, dhe A. H., 51 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. I., 54 vjeç, dhe E. M., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë./vizionplus.tv




