E martë, 24 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:50 Në vijim ora 01:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kishin humbur rrugën në malin e Dajtit, policia e Tiranës u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur rrugën në një zonë malore pranë Qafë Mollës, janë lokalizuar dhe shoqëruar në një zonë të sigurt nga Policia e Tiranës.

Ngjarja u raportua rreth orës 20:15 të 13 shtatorit, kur policia u njoftua se dy turistët kishin humbur rrugën dhe ndodheshin në një terren të vështirë, në zonën pas malit të Dajtit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 nisën kërkimet për lokalizimin e tyre dhe organizuan ndërhyrjen për t’i nxjerrë nga zona ku kishin mbetur.

Pas kërkimeve, turistët u gjetën në terren të vështirë. Policia u dha ndihmën e nevojshme dhe i shoqëroi në një zonë të sigurt.

Të dy turistët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.