Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh nga Uashingtoni për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.

 

Diplomatja amerikane shkruan në “Twitter” se ndodhet në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ndërsa thekson se SHBA e ka seriozisht luftën ndaj korrupsionit.

 

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërsa, mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë. SHBA ka qenë në Shqipëri për 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme e më tej.”

 

Ky reagim i ambasadores vjen pas deklaratave të Sali Berishës bërë ditën e sotmë, teksa i quante shpifje dhe aspak të vërteta akuzat e DASH ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *