Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset nga makina!...

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me Europa League,...

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali ende numëron...

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet,...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet Kullën e...

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i drejtohet banesave

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra mbeten ende...

Berisha: Rama në pikën më të dobët, sondazhet e...

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes për klubin...

“Këtu s’ka të majtë dhe të djathtë, ka parazitë dhe të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës”, Rama: Koha e deputetëve që japin zgjidhje nga kafeneja ka mbaruar

7 Korrik 11:51

Kreu i qeverisë, Edi Rama zhvilloi një takim rreth 50 minuta në bashkinë e Vlorës ditën e sotne. Vizita në qytetin bregdetar erdhi tre ditë pas valës së dorëheqjeve të drejtorëve të kësaj bashkie. Në një deklaratë për mediet ditën e sotme, shefi i qeverisë foli mbi shkarkimet e drejtorëve të bashkisë Vlorë, por dhe të administratës qendrore në këtë qytet.

Rama përshëndeti dorëheqjen e drejtorëve dhe tha se, duke parë performancën e tyre të ulët, ata nuk do të mund të riciklohen si drejtorë në pozicione të tjera.

Kryeministri tha se të gjithë drejtorët në bashkinë e Vlorës dhe administratën qendrore të qytetit do të jenë të rinj.

Rama: Secilit dhe secilës mund t’u jepen mundësi të reja në të ardhmen. Por ndërkohë dua t’i ftoj të gjithë burrat, gratë dhe vajzat profesioniste që të aplikojnë për të shërbyer në administratën e bashkisë së Vlorës, duke i siguruar që ne do të jemi shumë kërkues dhe shumë rigorozë në funksion të meritës. Ata janë dorëhequr dhe i falënderoj e i përshëndes, dhe asnjë person që ka mbuluar pozicione drejtuese në bashkinë e Vlorës ose në qarkun e Vlorës nuk do të rimerret si drejtues në këtë fazë. Të gjithë drejtuesit do të jenë të rinj.

Kam një thirrje të veçantë për pedagogët e universitetit. Natyrisht që puna e tyre në universitet është shumë e vyer, por janë të mirëpritur të kontribuojnë më shumë për qytetin. Cilado dhe cilido prej tyre që do të dojë të afrohet në administratën e bashkisë apo në role drejtuese në administratën qendrore do të jetë i mirëseardhur. Vlerësimi pastaj do të bëhet sipas performancës së secilit në procesin përzgjedhës, i cili do të jetë një proces meritokratik.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë studiuar në Vlorë, në Tiranë, apo jashtë vendit dhe kanë dëshirë të shërbejnë për administratën e bashkisë apo të shtetit, por që ndërkohë punojnë kamarierë apo punë të tjera, janë të mirëpritur të konkurrojnë.

Gjithashtu Rama dha një mesazh të fortë për angazhimin e deputetëve në terren dhe reformimin e qasjes ndaj problematikave urbane.

Ai theksoi se “ka përfunduar koha e deputetëve që japin zgjidhje nga kafeneja”, duke bërë thirrje për një angazhim të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe sfidat e përditshme që përballon komuniteti.

Në fokus të deklaratave të tij ishin çështjet e hapësirave publike, parkimeve dhe furnizimit me ujë të pijshëm, ndërsa paralajmëroi edhe një kapitull të ri për Partinë Socialiste të Vlorës, me komandimin e dy bashkëkryetarëve të rinj dhe hapjen ndaj individëve të rinj në politikë.

Rama: Ka ikur koha e deputetëve të cilët japin zgjidhje të problemeve nga kafeneja, duhet që ata të dalin në terren dhe t’u shërbejnë qytetarëve. Problemi i hapësirave publike është një problem që po trajtohet në terren. Nuk ka tendencë për t’i zënë frymën bizneseve, tendenca është që të harmonizohen interesat e të dyja palëve, biznesit dhe qytetarëve.

Zaptimi i trotuarit është i papranueshëm. Trotuari duhet të jetë i dedikuar vetëm për këmbësorët. Të gjithë njësitë e shërbimit në Lungomare do të kenë një dizajn të ri për të harmonizuar nevojë dhe interesin e tyre. Problematika e zënies së hapësirës publike është në çdo rrugë dhe në çdo rrugë do të veprohet.

Problemi tjetër i Vlorës janë parkimet. Kemi filluar punën për dy parkime publike dhe do të hapim të tjera investime në vijëmësi, por kjo gjë nuk justifikon parkimin në kundërshtim me ligjin duke zënë hapësirën e këmbësorëve. Policia rrugore do të jetë shumë e ashpër në këtë drejtim. Problemi i ujit të pijshëm është një tjetër problem i adresuar. Për shkak të ngarkesës që ka qyteti në këtë periudhë dhe për shkak të investimeve. Çfarë kemi konstatuar është një keqmenaxhim vitet e fundit i ujësjellësit të Vlorës në këtë drejtim. Ka një abuzim madhor për konsumimin e ujit të pijshëm për të vaditur bahçet dhe tokat bujqësore. Ministria po përgatit një paketë për ta reformuar këtë sektor me qëllimin përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm kryesisht në zonat turistike.

Ajo që ne kemi bërë në Vlorë me grupin e deputetëve që na dha një rezultat tepër të mirë është vetëm hapi i parë për disa reforma në vijësi që do të ofrohen. Një kapitull i ri do të fillojë edhe për partinë socialiste të Vlorës ku janë komanduar dy bashkëkyetar të rinj Erjona dhe Klevisi.

Erjona është edhe deputete ndërkohë që Klevisi është këtu në Vlorë për të mbajtur hapur në mënyrë të pandërprerë shtëpinë e Partisë Socialiste. Të gjithë kryetarët e organizatës politike do të vlerësohen sipas shërbimit të tyre në 11 Maji. Ndërkohë partia do të hapet totalisht për të krijuar grupe të reja për të ftuar individ të rinj të jenë kontribuues, do të hapen edhe grupet me qytetarët për të evidentuar çdo gjë në terren në kohe reale.

Këtu te ne nuk ka të majtë edhe të djathtë, ka parazitë dhe njerëz që janë të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës. Parazitët janë edhe të majtë edhe të djathtë ndërsa edhe këta që janë të aftë janë edhe të majtë edhe të djathtë, ne jemi me këta të dytët pavarësisht ngjyrimeve politike. Kjo është qasja që ne kemi zgjedhur dhe besoj se do kjo qasje do të sjellë vetëm gjëra të mira të Vlorës./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Vlore

Nga e njëjta kategori

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet të modernizohet, të përgatitemi për zgjedhjet

më shumë...

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

më shumë...

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore, disa zona të Tiranës pa ujë

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën 12-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:43

Ishte duke lëvizur me monopatinë, 13-vjeçari përplaset...

10:28

Madonna “vë në shënjestër” vilën 30 milionë...

10:07

Eliminimi dramatik i Dinamos, Egnatia “flirton” me...

10:01

Frikë për përmbytje të reja ndërsa Nepali...

9:42

PD mbledh Këshillin Kombëtar/ Berisha: Partia duhet...

9:35

Tension para Kryeministrisë, protestuesit përplasen mes njëri-tjetrit

9:30

UKT: Defekt i rëndë në linjën kryesore,...

9:22

VIDEO/ Pamje magjike, momenti kur rrufeja godet...

8:56

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën...

8:48

Zjarri në Vajkal del jashtë kontrollit, i...

8:36

Situata e zjarreve në vend, pesë vatra...

8:28

Pse ushqimet e kripura na duken kaq...

8:01

Berisha: Rama në pikën më të dobët,...

7:42

Ndahet nga jeta aktori Peter Cullen

7:38

FIFA zhbllokon merkaton e Skënderbeut, fund pritjes...

7:31

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri...

7:10

Arrestohet në Londër Korado Gështënja, i kërkuar...

7:04

Hidhet shorti i Champions League/ Bayern, Real,...

6:42

Lamallari me Drejtuesit e Gjendjes Civile: Fokus...

6:40

Hapen aplikimet për 300 kredi me 0%...

Më të klikuarat

  • I nxehti largohet në shtator, sinoptikanët: Pritet rënie gra...
  • 5 vite pas shpalljes “non grata”, Berisha udhëton për herë t...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Vrau gruan në datëlindjen e vajzës në Greqi, shqiptari: E bë...
  • Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis nd...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.