Subscribe

Pritshmëritë për sezonin turistik gjatë këtij viti duket se janë edhe më të mëdha se viti që lam pas, pasi mbi 80 % e njësive akomoduese aktualisht janë të rezervuara.

 

Sipas të dhënave nga turoperatorët, Panairi  i Berlinit, më I rëndësishmi në fushën e turizmit ka ngjallur interesin e shumë turoperatorëve gjerman e hollandezë për të sjellë turistë në Shqiperi.

 

Duke ju referuar edhe të dhënave nga vet turoperatoret dhe marrëveshjet që ata kanë lidhur me agjencitë vleresohet se 83% e kapaciteteve të njësive akomoduese të jenë të rezervuara gjatë këtij sezoni. Ajo që pamë ne është një interes i lartë i turistëve gjermane dhe holandezë për të qënë në Shqipëri, ndërsa  ka një diversitet dhe një larmi kombësish turistike që do të jenë present në këtë sezon-shprehet Herida Duro drejtore e turizmit në Ministri.

 

Charterat e parë pritet të nisin në muajin prill me turet e pranverës. Por reklamimet e Shqipërisë turistike me spote  ia kanë lënë vendin forumeve me perfaqësues të fushës nga vende të ndryshme europiane, që pritet të zhvillohen në Tiranë.

 

Ne kemi menduar që në fillim të prillt pra në nisje të sezonit të zhvillojmë një forum turistik me përfaqësues të fushës së biznesit, nga rajoni e Europa, ministrat përkatës, brende të njohura ndërkombetarë të cilët do të jenë në Tiranë për të ndarë eksperienca dhe për të parë mundësi bashkepunimi, por edhe për ti reklamuar produktit turistik shqiptare nëpërmjet tureve të vecanta.

 

Vitin që lam pas, në vendin tonë erdhën 7.5 milion turistë, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *