E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Këshilli Kombëtar shkarkon Edi Palokën dhe mbështetësit e tjerë të Sali Berishës

Nga 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votim për shkarkimin nga kryesia të anëtarëve që ishin dje në Kuvendin e PD-së, 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletëvotimi rezultuan të pavlefshme.

 

Reklamë

Këshilli Kombëtar, e konsideroi pjesëmarrjen e tyre në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës si ilegale, duke u kthyer si një celulë e partisë.

 

Reklamë

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u miratua edhe një rezolutë. Në këtë dokument, vihet ne dukje se çdo vendim i marrë dje në Kuvendin e Berishës është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike.

 

Të shkarkuarit janë:

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

 

 

Anëtarët e kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

 

Si dhe sekretarët:

 

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Vazhdo të lexosh

Reklamë