Këshillat studentorë kanë bërë me dije se qeveria nuk i ka dhënë zgjdhje kërkesave të bëra prej tyre.

 

Në një deklaratë të përbashkët ata janë shprehur se qeveria po u jep zgjidhje përfaqësore kërkesave të tyre dhe nuk po I përmbush ato.

 

Ata njoftojnë se po punojnë me grupet e interesit për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat për zgjidhjet e mudnshme dhe sa më të shpejta të 8 kërkesave fillestare të studentëve.

 

 

“Në kuadër të diskutimeve dhe pas prezantimit të paktit për universitetin nga ana e qeverisë, Këshillat Studentorë u mblodhën dhe analizuan situatën dhe përgjigjet ndaj kërkesave tona. Si rrjedhojë dolëm në konkluzionet e mëposhtme:

Pakti për Universitetin i prezantuar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e studenteve, madje tenton të japë zgjidhje sipërfaqësore dhe jo konkrete.

Këshillat Studentorë së bashku me grupet e interesit po punojnë për ngritjen e një platforme të qartë e cila do të paraqesë problematikat dhe zgjidhjet e mundshme sa më të shpejta bazuar në 8 kërkesat fillestare. Kjo platformë do të zyrtarizohet në fillim të janarit së bashku me studentët dhe në media.

Vlerësojmë vullnetin e mirë të Kryeministrit, nisur nga presioni i vazhdueshëm i studentëve për ndryshimet në qeveri edhe pse ky vendim nuk e shmang përgjegjësinë direkte të Kryeministrit për situatën në vënd.

Studentët do të jenë në mbështetje të çdo proteste që nuk ka prapavije partiake, nisur që nga sot me protestën e thërritur nga diaspora.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *