Opinioni publik italian është tronditur nga pamjet e kapura në burgun Santa Maria Capua Vetere në periferi të Napolit, ku gardianët dhunojnë brutalisht të burgosurit. Sulmi është regjistruar në prill të vitit të kaluar.

 

Gjithçka ndodhi pasi të dënuarit kishin kërkuar t’u bëheshin teste kundër COVID-19 dhe t’iu jepnin maska mbrojtëse.

 

Zyra e prokurorit në Santa Maria Capua Vetere ka filluar hetimet. Deri më tani janë duke u hetuar 52 policë, ndërsa 23 janë larguar nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *