Subscribe

Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit mbrojtes të kushërinjve Valter dhe Edlir Molla për të siguruar dëshminë e Martina Pajollarit për vrasjen e Martin Çeços.

 

Kërkesa sipas avokatit Nevzat Tarelli u rrëzua nga gjykata për shkak të ndryshimit të statusit të Martina Pajollarit.

 

Në momentin që u bë kërkesa për sigurim prove Pajollari ishte me statusin e deklarueses, ndërsa sot ajo u paraqit para gjykatës me statusin e personit nën hetim.

 

Për 18 vjeçaren, Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë arrest me burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *