E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjan

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për masë më të lehtë sigurie duke e lënë atë në qeli.

Vendimi i GJKKO vjen disa ditë pasi SPAK përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen në ngarkim të ish-deputetit.

Reklamë

Më 15 korrik, SPAK mbylli hetimet për ish- ligjvënësin socialist Jurgis Çyrbja, dhe të bashkëpandehurit Altin Hajri dhe Ahmet Masha.

Në bashkëpunim, SPAK thotë se ata kanë kryer korrupsion zgjedhor, përkrahje të autorit në krim dhe kanë zbuluar sekrete shtetërore.

Organi i akuzës thotë se aktiviteti kriminal koordinohej nga platformat e enkriptuara, Sky Ecc dhe Matrix. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë