Dhjetëra njerëz u mblodhën para parlamentit të Malit të Zi, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

 

Tubimi u organizua vetëm pak orë pasi lëvizja qytetare “ura”, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç, bëri të ditur se kishte dorëzuar në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Demonstruesit u nisën në drejtim të Parlamentit me thirrjet “tradhti” dhe “largoni Abazoviçin”. Tubimi zgjati vetëm një orë ndërsa protestuesit paralajmeruan se do të dalin në rrugë edhe në ditët në vijim.

Kryeministri Krivokapiç po synon shkarkimin e Dritan Abazoviç nga posti i zëvendëskryeministrit, ndërsa ka propozuar ministrin e Financave Millojko Spajiç, si zëvëndësuesin e tij. Disa ditë më parë, Lëvizja Qytetare Ura dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, propozuan formimin e një qeverie të pakicës, si model për tejkalimin e krizës politike.

 

Ndërkohë, partia e Milo Gjukanovic ka shprehur përkrahjen ndaj çdo nisme që çon në largimin e Krivokapiç. Për shkarkimin e Qeverisë së Malit të Zi kërkohen votat e 41 deputetëve. Me mbështetjen e Gjukanoviç, që ka 30 deputetë në parlament, Lëvizja Ura siguron numrin e mjaftueshëm për të rrëzuar qeverinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *