Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës, ku raportohet për dy të vrarë.
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona nga e njëjta familje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lexo edhe :
Related Posts
Theksohet se një nga dy të plagosurit është autori i krimit. Sipas asaj që raporton Alsat shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të jetë bërë zënka për një vend parkimi.
Të njëjtat burime theksojnë se viktimat dhe autori kanë qenë të afërm mes tyre dhe se kanë patur edhe konflikte të mëhershme.
/Vizionplus.tv/