E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kërcënimi i rëndë ndaj Braçes: Do merremi me fëmijët tuaj

Deputeti i socialist Erjon Braçe, njëherësh kryetari i Komisionit Parlamentar i Ekonomisë, paralajmëroi të gjithë personat e përfshirë në aktivitetin e lojërave të fatit se qeveria nuk do të trëmbet dhe se shumë shpejt do t’u jap përgjigjen e merituar.

 

Ky paralajëmrim i Braçes erdhi për faktin e mesazheve kërcënuese që deputeti i PS kishte marrë.

 

Reklamë

“Po na hiqni bukën e fëmijëve, kështu që edhe ne do merremi me fëmijët tuaj”

 

Teksa nuk nguroi t’i nxirret publikisht në Kuvend, Braçe ripërsëriti edhe njëherë mesazhin se qeveria nuk do të tërhiqet.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe u shpreh se qeveria nga 2013 deri më sot ka mbikëqyrur tregun si fillim dhe më pas vendosi për mbylljen e lojërave të fatit.

 

Braçe tha se Partia Socialiste asnjëherë nuk e ka favorizuar biznesin e lojërave të fatit nga bara fiskale.

 

Sipas Braçe në 2006 kur PD erdhi në pushtet organiozatorët e lojërave të fatit përfituan favore fiskale nga Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë