E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Këngëtarja e njohur zbulon papritur betejën me sëmundjen e rëndë: Me fat që jam gjallë

Këngëtarja e njohur amerikane, Halsey, ka zbuluar se po përballet me sëmundje kronike, me lupusin dhe leuceminë, për një kohë të gjatë.

Këngëtarja dhe kantautorja, emri i vërtetë i së cilës është Ashley Nicolette Frangipane, ndau një seri videosh në Instagram të martën, ku ajo duket se po dokumenton trajtimet mjekësore për një periudhë të panjohur kohore. Diagnoza e saj specifike nuk ishte menjëherë e qartë.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

Ajo nuk konfirmoi se me çfarë sëmundje është diagnostikuar, por që në postim ka etiketuar institutin që bën kërkime shkencore mbi sëmundjen “lupus” e cila ‘lufton’ organet dhe sistemin autoimun, si dhe institutin që bën kërkime dhe donacione për leuceminë.

“Thënë me pak fjalë, jam me fat se jam gjallë. Thënë me shumë fjalë, kam shkruar një album” shkroi Halsey./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë