Subscribe

“Ti gëzohemi jetës”, kjo është motoja që spektakli më i madh i muzikës Shqiptare nisi rrugëtimin e gjatë me një mesazh nga artistët më të dashur për publikun mbi situatën e vështirë që po kalojmë.

“Bashkë jemi më të fortë” dhe gjuha e muzikës bashkon edhe më shumë, këtë tregoi spektakli “ Këngë Moj” që në natën e tij të parë mori vëmendje maksimale nga audienca.

Për dy orë kënga e munguar për një periudhe kohore të gjatë, kumboi në skenën e “Këngë Moj” dhe në ekranin e “Vizion Plus” ku artistet Artiola Toska,  Eranda Libohova, Remzie Osmani, Era Rusi,  Soni Malaj, Eli Fara, dhe Ylli Baka sollën muzikën e dasmave Shqiptare.

Por skenës së madhe, i janë bashkuar edhe të rinjë që kultivohen më muzikën tradicionale shqipe, duke performuar krah mentorëve të tyre.

Mbrëmjen e pare, “Këngë Moj” na çoi në Tropojë për të mësuar më shumë për historinë e këngëve të këtij qyteti.

Udhëtimi sapo ka nisur ku nëpërmjet muzikës do të prekim traditën dhe historinë e këngëve shqiptare të çdo krahine.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *