Të gjithë u kthyen kundra Caitlyn Jenner në episodin e fundit te “Keping Up With the Kardashian’s”. Kendall ishte aq e mërzitur sa tha se është faji i vet Caitlyn që askush nuk dëshiron të flasë me të. Kim ishte e para që lexoi “The Secrets Of My Life” e më pas ndau me familjen të gjithë informacionin që zbuloi. Dhe nuk ishte për tu habitur kur të gjithë u zemëruan me atë çfarë Caitlyn kishte thënë në librin e saj.

 

 

Aty ajo pretendon se Kris ka përvetësuar të gjithë paratë e tyre, akuzoi femijët se nuk e pritën mirë ndryshimin e gjinisë që ajo bëri. Kendall shumë e zhgënjyer tha se Caitlyn është e ligë dhe e çmendur. Pas kësaj, dyshojme që dikush do të flasë më me të, e do ta ftojë në organizimet e familjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *