Qytetare qe ecin vend e pa vend, pa respektuar vijat e bardha, bëhen shpesh burim aksidentesh, duke rrezikuar jetën e tyre. Edhe pse te vetëdijshëm përballë këtij fakti, ata nuk tremben, por vazhdojnë te ecin mes morisë se makinave.

 

Edhe pse disa metra me larg janë vijat e bardha, shume qytetare preferojnë te kalojnë rrugën ne çdo vend, pa e vrare mendjen se po shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Inspektori ne komisariatin e policisë rrugore, Orjon Mulaj, thotë se qytetaret nuk i respektojnë sa duhet rregullat. Gjobat, sipas tij, janë nje zgjidhje, por qe akoma nuk kane gjetur zbatim.

 

Specialisti ne Drejtorinë e Sigurisë Rrugore, Nikolin Berxhiku, deklaron se 30% e aksidenteve rrugore, kane si shkak këmbësoret, te cilët nuk respektojnë sinjalistiken rrugore.

 

Ne 3 vitet e fundit ne Shqipëri kane humbur jetën rreth 640 vete, nga mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *