Deputeti Erion Braçe i ka kthyer përgjigje liderit demokart Sali Berisha, i cili akuzoi policinë e shteti se ka qëlluar protestuesit me plumba gome gjatë protestës së 10 shkurtit.
Nga foltorja e Kuvendit, Braçe i cilësoi deklaratat e Berishës si “haluçinante” dhe kujtoi ngjarjet e 21 janarit, duke i krahasuar me situatën aktuale. Ai theksoi se protesta e 21 janarit nisi paqësore, por përfundoi me katër të vrarë dhe 14 të plagosur me armë zjarri.
Braçe: Që kjo seancë të shkojë në një moment haluçinant është e tepërt. Para dy ditësh pashë deputetë që donin të hynin me dhunë në parlament, me molotov në dorë, me molotov mbi policinë për të hyrë në parlament. Sot ishte e lirë fare dhe të njëjtët deputetë nuk i shoh në parlament. Në 21 janar, në një protestë të nisur paqësore dhe që mbaroi me 4 të vrarë me plumb në lule të ballit dhe me 14 të tjerë të plagosur me plumb në pjesën e trupit dhe jo në pjest e këmbëve dhe që janë sot gjallë, i shpëtoi Zoti lart, nuk mund të vihet këtu dhe të na thuhet që gjuajtët me ujë dhe gjuajtët me plumba gome. Ajo ngjarje do t’iu përndjekë derisa Ai lart t’iu marrë, por që në këtë vend do bëhet drejtësi një ditë, do bëhet.





