Katër aksidente ndodhën mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të motit me shi, duke lënë pas një viktimë dhe 5 të lënduar.
Rreth orës 9 të mëngjesit në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, në Kukës, një 46 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të rënda ai humbi jetën në vend, ndërsa mbeti e lënduar vajza e tij e mitur.
Lexo edhe :
Related Posts
Ne rrugën e Arbrit, në fshatin Shkallë të Xibrit dy të rinj nga Bulqiza që ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës, mbetën të lënduar, pasi makina e tyre përfundoi në humnerë.
Aksidenti i tretë ndodhi në unazën e qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si shkak i mundshëm i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë.Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të një pike karburanti, një “Benz” që ka qenë duke ardhur nga Erseka në drejtim të Korçës është përplasur me një mjeti tjetër krejt papritur drejtuesi i mjetit “Land Rover” ka kaluar nga krahu i djathtë në krahun tjetër me qëllim per tu futur në karburant, devijim ky që ka sjellë përplasjen kokë më kokë të dy makinave
Nga goditja ka mbetur i plagosur drejtuesi i “Land Roverit” si dhe pasagjeri ëe ishte në mjetin tip “Benz”
Të dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv