Subscribe

Presidenti Ilir Meta akuzon kryeministrin Edi Rama për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe ideatorin e këtij puçi shteti. Teksa e quajti Parlamentin një “gjysmë-parlament”, kreu i shtetit u shpreh se mazhoranca kërkon të implikojë institucionet që nuk kanë dhënë opinion lidhur me betimin në formë të shkruar për anëtarët e GJK-së.

 

Gjatë një konference dhënë për mediat, kreu i shtetit shpreh se “gjysmë-parlamenti” gënjen kur thotë se betimi i anëtarëve të Kushtetueses ka marrë aprovimin e KLP, KLGJ, Magjistratura, Fondacioni Soros, Ministria e Drejtësisë, etj. Sipas tij, kjo përgënjeshtrohet edhe nga kreu i KED-së, Ardian Dvorani, për të cilin tha se kësaj radhe veproi në përputhje me ligjin.

 

“Jam sot këtu për të denoncuar prova të reja të përpjekjes së gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final të grushtit të shtetit. Dokumentet tregojnë qartë, se nga e kanë marrë ligjin, ai do të jetë përgjegjësi i parë, para popullit dhe drejtësisë së re. Iniciativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese është nga kryeministri, që është ideatori i këtij puçi shteti. Gjysmë parlamenti në relacionin e tij që shquhet për gënjeshtra dhe mashtrime, thotë se kjo nismë, që për të bërë betimin në kafene apo buzë Lanës ka marrë aprovimin e KLP, KLGJ, Magjistratura, Fondacioni Soros ministria e Drejtësisë, etj. Këto përgënjeshtrohen, në radhë të parë nga Dvorani, që thotë se nuk ka dhënë asnjë mendim në mbështetje të këtij grupi shteti. Dhe unë këtu e duartrokas, se veproi në përputhje me ligjin”, deklaroi Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *